Subscribe

Bashkimi Evropian dha 100 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë për fazën e rindërtimit pas tërmetit. Lajmin e bëri të ditur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në fjalën hapëse që mbajti në Konferencën e Donatorëve. Ajo u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare që të ndihmojnë Shqipërinë

 

“Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar me 1 miliard euro. Është e qartë se Shqipëria e vetme se përballon dot këtë barrë, ndaj jemi mbledhur këtu. Sot i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë. Solidariteti jonë do jetë i fortë dhe angazhohemi për rindërtimin ën vazhdimësi. Askush nuk mund ta ndjejë boshllëkun e atyre që kanë humbur jetën, por mund të ndihmojmë Shqipërinë që të rifilloje nga e para. Së bashku mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë. 100 milion euro nga buxheti i BE. Ju ftoj të gjithëve që të ndihmoni Shqipërinë, që të ngrihet në këmbë shpejt. Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar, por kanë një zemër të madhe. Sot jemi në anën e Shqipërisë, në një moment nevoje.”

 

Duhet theksuar se kjo shuma prej 100 milionë eurosh nuk përfshin atë të 15 milionë eurove të dhuruar nga Komisioni Evropian. Pra, deri tani janë mbledhur 115 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *