Sfida e kryeministres britanike, Theresa May për t’u shfaqur më e pushtetshme pas zgjedhjeve të parakohshme mund t’i përshtatet kërkesave të evropianëve, të cilët kishin shfaqur shqetësimin e tyre për të negociuar “Brexit” me një udhëheqëse nën presion.

 

“Një fitore e pastër elektorale më 8 qershor mund të ishte e barazvlefshme e një lider të fortë në Londër që mund të negociojë me ne me një mbështetje të fortë të elektoratit”, sipas një burimi evropian pranë negociatorëve.

 

Ky këndvështrim mbështet shumë në Bruksel, ku perspektiva e një Theresa May me fleksibilitet më të madh është perceptuar si mundësia për të pasur një bashkëbiseduese më të fortë.

 

“Nëse, siç e paraqesin sondazhet, May fiton shumicën më të madhe të fituar ndonjëherë nga konservatorët, ajo do të jetë më pak e influencuar nga mbështetësit e një Brexit më të ashpër, apo më të butë dhe do të shikojmë vërtetë se çfarë ajo dëshiron të bëjë”, shprehet nga ana e tij Ignacio Molina, i qendrës studimore spanjolle “Real Instituto El Cano”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *