Bashkimi Europian vendosi të hapë kufijtë edhe për qytetarët shqiptarë.

 

Besnik Vathi, përfaqësues i operatorëve turistikë, e cilësoi një lajm të mirë, por, sipas tij, ende nuk ka dhënë efekt.

 

Në një lidhje me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Vathi argumentoi se gjithçka varet nga vendet e unionit, të cilët do të vendosin nëse do ta marrin parasysh rekomandimin e BE apo jo.

 

“Lajmi ishte i shumëpritur. Është një lajm shumë i mire, por efekti i këtij lajmi në momentin që është aktual, është zero, pasi nuk lidhet me një vendim të zbatueshëm nga të gjitha vendet e BE-së.  Çdo vend i BE-së ka të drejtë të marrë apo jo parasysh rekomandimin e dhënë nga BE. Sot e kësaj dite vazhdojmë ta kemi të mbyllur kufirin me Greqinë, pavarësisht se Shqipëria ka rezultate shumë të mira në pandemi dhe vaksinim, e mban kufirin të mbyllur me Greqinë, dhe e ka hapur me Maqedoninë  e Veriut. Varet nga vendet e veçanta që do të marrin vendime të veçanta për hapjen ose jo të lëvizjes së shtetasve të tyre drejt Shqipërisë, apo të lëvizjes së shtetasve shqiptarë drejt tyre. Italia sot akoma nuk ka vendosur të lejojë shtetasit shqiptarë të lëvizin për arsye joesenciale, pra për arsye turizimi, pranohen vetëm lëvizjet e atyre shtetasve që kanë dokumente. E njëjta gjë ndodh edhe me Holandën, Gjermaninë, Spanjën.”

 

I pyetur se si parashikohet të jetë ky sezon turistik, Vathi theksoi:

 

“Sa i përket nga shtetet e evropës apo jashtë BE-së, sot për sot ka vende që kanë filluar lëvizjen charter drejt Shqipërisë, siç është Ukraina, Izraeli, Polonia; pritet të fillojnë edhe vendet e tjera. Kanë filluar edhe fluturimet direkte nga Arabia Saudite. Rihapja dhe riaktivizimi i këtyre fluturimeve do të bënte të mundur rritjen e turizmit në gjendje normale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *