Subscribe

Liderët e BE-së vijojnë këtë të premte ditën e dytë të samitit në Bruksel ku pritet të shpallin konkluzionet në lidhje me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

 

Kryeministri Italian Giuseppe Conte u shpreh përpara samitit të sotëm se nëse nuk hapen negociatat do të jetë një gabim historik

 

GIUSEPPE CONTE

 

KRYEMINISTER I ITALISE

 

Dje shkoi shume keq samiti. U thashë kolegeve te mi se ky është një takim me historinë. Ne vitin 1400, territoret e këtyre vendeve ranë nen perandorinë osmane dhe pas luftës së dytë botërore, nën regjimin komunist. Kanë një jetë që duan të hyjnë në Europë, që aspirojnë të jenë pjesë e Europës. Viti 2019 do të mbahet mend për një takim ku është bërë një gabim historik. Për këtë më vjen shumë keq. U përpoqa ti bind të gjithë se këto vende të cilat kanë një shumicë myslimane, kanë një formim kulturor europian. Kjo është një forcë e madhe: duhet absolutisht të hapim negociatat, të vendosim. Jam shumë i keqardhur, jam shumë pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së veriut , kanë bërë sforcime të jashtëzakonshme. Komisioni dhe ne të tjerët kemi qenë promotorët shpresoj që ky zhgënjim e ky ankth të mos përshkallëzohet në dekurajim. Italia do të jenë gjithmonë pranë tyre

 

 

Ndërsa kryeministri i Luksemburgut u shpreh se nuk ka ende një jo përfundimtare për negociatat.

 

XAVIER BETTEL

 

KRYEMINISTER I LUKSEMBURGUT

 

 

Nuk është një “jo” definitive. Duhet te ketë unanimitet. stabiliteti ne Ballkan është në interesin e kontinentit tonë. Por unanimiteti është unanimitet. Nuk behet fjale vetëm për te dhënë një sinjal, te dyja vendet kane plotësuar kushtet por ka edhe disa çështje te cilat janë ende te hapura, kjo nuk është një jo përfundimtare për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

 

Kancelarja austriake foli e zhgënjyer për skepticizmin e disa vendeve të unionit.

 

 

BRIGITTE BIERLEIN

 

KANCELARE E AUSTRISE

 

Unë dhe shume vende te tjera kemi mbështetur çeljen e negociatave Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kane përmbushur plotësisht detyrimet e Komisionit Europian. Diskutova sot edhe me kryeministri belg për një zhgënjim të madh për këto dy vende . Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj dhe pret negociatat prej një kohe të gjatë .

 

 

Kryetarja e zgjedhur e Komisionit Europian theksoi se duhet dhënë një sinjal pozitiv për ti afruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian.

 

 

URSULA VON DER LEYEN

 

KRYETARE E ZGJEDHUR E KOMISIONIT EUROPIAN

 

 

Sot kemi ditën e dytë të samitit. Ka një fryme pozitive për një performance te jashtëzakonshme qe kanë siguruar këto vende për t’ia afruar Europës. Është shume e rëndësishme pasi duam te japim një sinjal te fortë ne këtë samit se te rëndësishme janë këto dy vende për ne. Sa punë të jashtëzakonshme kanë bërë dhe është e rëndësishme të kemi një perspektivë të përbashkët për këto vende.

 

 

Një ditë më parë debati për negociatat zgjati disa orë. Mediat citojnë burime brenda samitit se me anë të një nisme nga kancelarja gjermane Angela Merkel, liderët po hartojnë një dokument përmes të cilit do të ketë një sinjal rreth procesit të zgjerimit dhe fatit të dy vendeve aspiruese.

 

Megjithatë presidenti Makron nuk heq dorë nga vetoja për të mos dhënë datën për Shkupin dhe Tiranën.

 

Politico.eu shkruan se Udhëheqësit e BE luftuan deri pas mesnate në një debat të tensionuar mbi dy vendet e vogla të Ballkanit, por në fund nuk ishin në gjendje të arrinin marrëveshje.

 

Burime brenda sallës citojnë se Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi me forcë bisedimet e anëtarësimit dhe përfundimisht mbizotëroi ndaj liderëve të tjerë, përfshirë Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilët ishin në favor të negociatave.

 

Kryeministri Holandez Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm që do të lejonte që bisedimet të fillonin me Maqedoninë e Veriut ndërsa detyronin Shqipërinë të priste, por në fund udhëheqësit gjithashtu nuk ranë dakord për ndarjen e dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *