Komisioni Evropian ka miratuar këtë të enjte një paketë prej 103.3 milionë euro për të mbështetur Shqipërinë në luftën e saj kundër Covid-19.

Në një postim në “Twitter”, Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi se “përballë krizës Covid-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë t’i rezistojë sfidave aktuale sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, fondet e BE synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane.”

Mes financimeve të miratuara janë edhe 8.7 milionë euro për operacionin ndërkombëtar të monitorimit të reformës në drejtësi, program që po hyn tani në fazën e dytë.

Programi i miratuar përqendrohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE, të tilla si sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *