Bindja Demokratike do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht përpjekjeve për ta ndërmarrë përsipër këtë sfidë bashkë me Lëvizjen për Ndryshim të Jozefina Topallit. Përfaqësuesi i BD, Arben Skënderi tha gjatë edicionit qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se partia e Astrit Patozit ka kushte të panegociueshme.

 

“Hapja e listave për ne është një kusht i panegociueshëm. Duam të japim një shembull në këto zgjedhje. Kemi disa kushte të panegociueshme për çdokënd që do të bashkohej me ne, por me zonjën Topalli, fronti është i njëjtë. Tek mentaliteti sesi ne hyjmë në zgjedhje, varet nga kushtet tona.”

 

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Roland Zili, Skënderi deklaroi se Bindja Demokratike do të ketë kandidatë në 12 qarqe. Ai paralajmëroi surpriza në Tiranë, Korçë e Vlorës.

 

“Ne jemi prezentë në 12 qarqe, lufta më e madhe është Tirana. Por duke mos neglizhuar asnjë nga qarqët e tjera me kandidatë shumë dinjitozë. Kemi filluar t’i shpalosim deri në ditën kur të zyrtarizohet hapja e fushatës. Tirana, Korça, Vlora, do të jetë vërtetë një suprirzë, në Elbasan kemi premise shumë të mira po ashtu. Fokusin e kemi te të tëra, të 12 qarqet.”

 

Nga studioja e lajmeve të “Vizion Plus”, Arben Skënderi deklaroi se pas zgjedhjeve të 25 prillit, aleanca e BD do të jetë vetëm me qytetarët.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *