Subscribe

Demokratët e Shkodrës kanë propozuar Jozefina Topallin, ish-nënkryetaren e PD si kandidate për deputete. Pak ditë pasi ka nisur procesi i pyetjes së anëtarësisë për emrat që do të dëshironin t’i përfaqësonin në parlament, mësohet se të paktën dy grupseksione kanë vendosur emrin e Topallit.

Deri më tani procesi është realizuar në degët e PD në fshatrat përreth Shkodrës e pritet që mbështetësit e Topallit të shtohen kur të merret mendimi i demokratëve të qytetit të cilin Topalli ka përfaqësuar në parlament për më shumë se dy dekada.

Por ish-nënkryetarja e PD Topalli nuk është e vetmja që baza ka propozuar nga ata që nuk u kandiduan për deputet në 2017 apo nga ata që asokohe kritikuan Bashën për hartimin e listave.

Në Tiranë demokratët kanë propozuar si kandidat për deputet, ish-ministrin e jashtëm Besnik Mustafaj. Mustafaj ishte një prej politikanëve që kritikoi Bashën pas humbjes së 2017, por ndryshe nga të tjerët ai është takuar vazhdimisht me të gjatë viteve të fundit.

Në Vlorë demokratët kanë kërkuar rikthimin e Bujar Leskajt, i cili kandidoi për PD në zgjedhjet e vitit 2005 e që u larguar nga drejtimi i kontrollit të lartë të shtetit vetëm pak ditë më parë.

Procesi është ende në fillim, e pritet të shihet se cilët emra do të propozojnë anëtarët e PD dhe sa nga ata që nuk u kandiduan në vitin 2017 demokratët do të kërkojnë të rikthehen në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *