Bayern Munchen konfirmohet skuadra për tu mundur në Champions League edhe për këtë edicion.

Kampionet në fuqi të Europës shpartalluan 4 me 1 Lazion në  “Olimpico” në duelin e parë të 1/8.

Që në pjesën e parë gjermanet treguan forcën e tyre duke shënuar tre gola, fillimisht me bomberin Levandovski, pastaj talentin 17 vjecar Musiala dhe Leroy Sane.

Në startin e pjesës së dytë një autogol i Acerbit I coi shifrat në 0 me 4 ndërsa pak më vonë Correa shënoi vetëm golin e nderit.

Ne duelin e kthimit ne Mars, Bayern shkon me kualifikimin ne xhep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *