Bayern – Sevilla ne Vizion Plus | Ndeshja e kthimit per çerekfinalet e UEFA Champions League

Pas fitores se veshtire ne Ramon Sancez Pizuan,  Bayerni i Mynihut kerkon te perserise te njejten sukses edhe ne shtepi kunder Seviljes. Gjigandet gjermane duan te sigurojne gjysmfinalen e 8 ne 10 sezonet e fundit te Uefa champions league. Spanjollet nuk jane dorezuar dhe kerkojne permbysjen e madhe ne Alianz Arena per te vijuar enderren e tyre europiane. Dueli i Mynihut, te merkuren ora 20:45 ne Vizion Plus.

Bayern München ka hedhur nje hap drejt gjysmefinales se gjashte ne shtate vjet, pas fitores 2 me 1 ndaj Sevillas ne takimin e pare.

  • Nje autogol i Jesús Navas dhe nje tjeter pas goditjes me koke te Thiago Alcántaras vulosi fitoren e Bavarezeve ne takimin e pare ne 3 Prill, pasi me pare Pablo Sarabia kishte kaluar Sevillan ne avantazh. Kjo ishte hera e pare qe Sevilla humbiste ne shtepi perballe kundershtareve Gjerman, ne 12 perballje, dhe gjithashtu I dha fund kalvarit te 5 humbjeve rradhazi te Bayernit ne Spanje.
  • Kjo eshte çerekfinalja e 7-te rradhazi dhe e 29-te ne pergjithesi per Bayern ne Kupen Europiane – vetem Real Madrid, qe luan ne kete raund per heren e 35-te, ka regjistruar me shpesh. Ne kontrast me kete, Sevilla regjistron prezencen e saj te pare ne 8 me te mirat e Kupes Europiane qe pas te vetmes presence 60 vjet me pare.
  • Kjo eshte perballja e pare e Bayern me Sevillan, ndonese ata jane eleminuar nga kundershtaret Spanjoll ne kater sezonet e fundit. Bavarezet shenojne nje rekord te forte fitoresh ne shtepi ndaj skuadrave spanjolle, edhe pse Sevilla ka pasur mjaft sukses ne transfertat gjermane.

Bayern

  • Bayern eshte ne çerekfinale per te shtatin sezon rradhazi. Perpara humbjes ndaj Real Madrid 12 muaj me pare, ata kane fituar 6 perballjet e fundit rrjesht.
  • Bayern ben prezencen e tij te 17-te ne çerekfinalet e UEFA Champions League, me shume se çdo klub tjeter. Barcelona dhe Real Madrid vijne pas tij me 16 prezenca.
  • Rekordi i Bayern ne perballjet me dy takime kunder skuadrave Spanjolle eshte 9 Fitore dhe 10 Humbje. Rrugetimi I tyre ne sezonin e fundit te ketij kompeticioni u nderpre ne kete faze nga Real Madrid, i cili fitoi 2 me 1 ne Munich dhe 4 me 2 pas kohesh shtese ne Spanje – humbja e kater rradhazi per Bayern ne perballjet me eleminim direkt ndaj ekipeve te Liges. Ata humben ndaj Atlético de Madrid ne sezonin 2015/16, Barcelones ne 2014/15 dhe Real Madrid serish ne sezonin 2013/14 – te gjithe ndeshje te luajtura ne gjysmefinale.
  • Ekipi i Jupp Heynckes ka mberritur ne kete faze pas nje fitoreje me rezultat te pergjithshem 8 me 1 ndaj Beşiktaş ne raundin e 1/8-ve, perfshire fitoren 5 me 0 ne Munich qe ishte me e madhja fitore ne shtepi ne fazen e eleminimeve direkte te UEFA Champions League.
  • Perpara se te fitonte ndaj Beşiktaş, klubi i Munich-ut fitoi te trej takimet ne shtepi gjate fazes ne grupe, si pjesemarres ne Grupin B: 3-0 ne shtepi ndaj Anderlecht dhe Celtic FC, perpara se te humbin 3 me 1 ndaj kryesuesve te grupit Paris Saint-Germain ne javen e gjashte.
  • Bayern ka fituar te 16-te takimet e UEFA Champions League te luajtura ne shtepi nga 17 Shtatori 2014 deri ne 15 Shkurt 2017, nje rekord i ketij kompeticioni. Humbja 2 me 1 ndaj Real Madrid ne çerekfinale ishte e para ne Munich qe pas disfates 4 me 0 ndaj te njejtit kundershtare ne takimet e kthimit te gjysmefinales te sezonit 2013/14.
  • Disfata ndaj Madridit i dha fund kalvarit te tre fitoreve rradhazi ne fushen e kundershtareve Spanjolle; ne pergjithesi rekordi i Bayern ndaj kluve te Liga-s ne Munich eshte 18 Fitore 5 Barazime 3 Humbje.
  • Bayern ka humbur vetem 1 nga 24 perballjet e UEFA-s ne te cilat kane fituar ne takimin e pare, ku u eleminuan nga FC Internazionale Milano ne raundin e 1/8-ve te sezonit 2010/11 te UEFA Champions League (1-0 transferte, 2-3 shtepi).

Sevilla

  • E vetmja çerekfinale per Sevillan ne Kupen Europiane erdhi ne debutimin e tyre ne sezonin Europian, 1957/58, ku ata u munden me rezultat te pergjithshem 10-2 ndaj Real Madrid CF (0-8 transferte, 2-2 shtepi).
  • Humbja 8 me 0 nga Real Madrid, ishte me e madhja ne Europe per Sevillan, dhe me e madhja e arritur ndonjehere ne nje ndeshje çerekfinale te Kupes Europiane.
  • Rekordi i Spanjolleve ne perballjet e eleminimeve direkt me dy takime ndaj kundershtareve Gjermane eshte 3 Fitore 2 Humbje. Perballja me e fundit ishte fitorja me rezultat te pergjithshem 4 me 2 ndaj vfl Borussia Mönchengladbach ne raundin e 1/16-ve te Sevillas fituese te kupes UEFA Europa League, sezoni 2014/15.
  • Vizita e fundit e Sevillas ne Gjermani solli nje humbje 4-2 ndaj Mönchengladbach ne fazen ne grupe te UEFA Champions League ne Nentor 2015 – duke I dhene fund kalvarit te 5 fitoreve rradhazi ndaj kundershtareve te Bundesliges, dy prej te cilave ishin arritur ne transferte.
  • Ata regjistrojne rekordin me te forte ne Gjermani me 5 fitore ne 9 vizita (3 humbje, dhe nje barazim).
  • Ekipi i Vincenzo Montellas ka mberritur ne kete faze pas fitores me rezultat te pergjithshem 2 me 1 ndaj Manchester United FC, Wissam Ben Yedder i ardhur nga stoli shenoi dy here ne ndeshjen e kthimit ne Old Trafford.
  • Kjo ishte fitorja e pare ne transferte per Sevilla ne kompeticionin e ketij sezoni qe pas fazes play-off dhe fitorja e pare ne UEFA Champions League jashte Spanjes ne gjashte ndeshje (3 barazime 2 humbje). Klubi Andaluzian nuk fitoi ne transferte ne grupin E, dhe pesoi humbjen me te thelle te tyren ne UEFA Champions League, 5-1 ndaj FC Spartak Moskva ne javen e trete te kesaj faze ne grupe. Ata e mbyllen kete faze me nje barazim 1 me 1 ndaj NK Maribor duke siguruar ne kete menyre vendin e dyte ne grup.
  • Sevilla ka humbur 2 nga 12 transfertat e saj ne kompeticionet e UEFA-s (4 fitore 6 barazime): ndaj Spartak dhe 2-0 ndaj Leicester City FC ne raundin e 1/8-ve te sezonit te fundit, e cila ishte pjese e nje humbje me rezultat te pegjithshem 3-2 aggregate.
  • Sevilla ka humbur ndeshjen e pare ne shtepi edhe ne dy here te tjera me pare ne kompeticionin e UEFA-s, duke fituar 1 nga keto perballje, edhe pse ata kane fituar ne te dyja ndeshjet e kthimit. Ata u eleminuan nga Porto ne sezonin 2010/11 te UEFA Europa League raundi I 1/16-ve, duke humbur 2 me 1 ne shtepi dhe eleminuar pavaresisht fitores 1 me 0 ne transferte; tre vjet me vone, ne 1/8-at e te njejtit kompeticion, ata munden rivalet e qytetit Real Betis Balompié 4 me 3 pas gjuajtjes se penalltive pasi te dyja ekipet kishin fituar respektivisht 2 me 0 ne transferte.