Bajerni i Mynihut siguroi kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të kupës së Gjermanisë.Bavarezet fituan 1 me 0 në transfertën kundër Shalke 04 .Golin vendimtar për miqtë në Gelshenkirshen e shënoi Kimih. Starti I ndeshjes në fakt ishte më I mirë për të zotët e shtëpisë të cilët rrezikuan seriozisht portën e Nojer. Por me kalimin e minutave Bajern u rrit në lojë. Fillimisht humbi një rast të mirë Myler dhe pastaj në të 40 një gjuajtje e bukur e Kimih nuk I dha asnjë shans portiert Shubert. Miqtë iu afruan ndjeshëm golit të dytë në fund të këtij fraksioni mirëpo Goretzka nuk shënoi në portën e ish-skuadrës së vet. Shalke 04 u përpoq maksimalisht në pjesën e dytë që të barazonte shifrat por vetëm një rast shumë i mirë i Raman ishte pak për të kërcënuar fitoren e Bayern. Surpriza e madhe e kupës së Gjermanisë është në fakt Saarbryken, që nxorri jashtë Fortuna Dyseldorf.Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1 me 1, teksa Dyseldorf kishte barazuar vetëm në minutën  e 90 me Jorgesen. Në shtesë nuk pati gola, ndërsa tek penalltitë u deshën 20 gjuatje që të shpallej fituesi, pikërisht skuadra e kategorisë së katërt Saarbryken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *