Një leksion i vërtetë futbolli. Kështu mund të konsiderohet shfaqja e Bayern Munchen në pjesën e parë kundër Barcelonës në çerekfinalen e Champions League.

Një 45 minutësh perfekt i skuadrës së Flik që u mbyll 4 me 1 duke shtuar shanset për të kaluar në gjysmëfinale. Bavarezët kaluan që në minutën e 4 në avantazh me anë të Myler mirëpo 3 minuta më vonë një autogol i Alabës riktheu baraspeshen.

Barcelona goditi shtyllën me Lenglet dhe pati dy shanse të mira me Messin dhe Suarez perpara se të vinte furtuna gjermane.

Disa gabime trashanik të spanjollëve u shfrytëzuan maksimalisht nga Bayern që shënoi tre herë në më pak se 10 minuta.

Autorë të golave ishin Perisic, Gnabry dhe sërish Myler. Një rezultat i çuditshëm nga parashikimet në letër para ndeshjes, që godet rëndë synimet katalanase për ketë sezon ne Champions, ndonëse duhet te luhen edhe 45 minuta.

Barça ka nevojë për ndeshjen e jetës në pjesën e mbetur të lojës për të kapur nje Bayern që ecen me 300 km në orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *