Bayern Munchen dhe Juventus kanë prerë biletën për në fazën tjetër të Uefa Champions League.

 

Gjermanët fituan në shtëpi me rezultatin 2 me 0 përballë grekëve të Olympiakos. Lewandowski në minutën e 69 dhe Perisic në të 89 ishin autorët e golave në këtë sfidë.

 

Ndërkohë Juventus ka fituar në fushën e vështirë të Lokomotiv Moscov me shifrat 1 me 2. Një fitore e vuajtur e bardhezinjëve të cilët arritën të gjenin golin e fitores në minutën e 90 ne Douglas Costa.

 

Më herët ishte Ramsey ai që kaloj në avantazh në minutën e 4 të pjesës së parë por që nuk zgjati shumë pasi vendasit barazuan me Aleksey Miranchuk tetë minuta më vonë.

 

Dy sfidat u transmetuan në paketën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *