Bastisen zyrat qendrore te firmes ligjore “Mossack Fonseca” ne Panama, prej nga rrodhen miliona dokumente te skandalit te njohur si “Panama Papers”. Policia hyri ne ambientet e saj per te kërkuar materiale dhe prova te aktiviteteve te paligjshme. Gjate kontrolleve nuk u shënuan incidente. Zyra e prokurorit te përgjithshëm sqaroi se qëllimi ishte mbledhja e dokumenteve ne lidhje me informacionet e publikuara ne media. Dokumentet e zbuluara nga nje rrjet gazetaresh investigative treguan se emra te njohur kanë fshehur pasurinë jashtë vendeve të tyre, për të shmangur taksat. Firma ka mohuar te kete kryer shkelje, duke u mbrojtur se ka qene viktime e sulmeve kibernetike. Ndërkaq, presidenti i vendit Huan Carlos Varela premtoi te bashkëpunoje me vendet e tjera per te bere transparence per kete çështje. Disa dite me pare u bastisen zyrat e firmës ne El Salvador. Skandali i “Panama Papers” dhe përfshirja e politikaneve ne te solli dorëheqjen e kryeministrit islandez, Gunnlaugsson, ndersa ditët e fundit ka rritur presionin ndaj kryeministrit britanik Cameron, qe u përball edhe me protestat e qytetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *