Katër person në Berat janë proceduar penalisht nga policia pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

 

Sipas policisë dy nga shtetasit e proceduar panelisht janë kapur me lëndë narkotike, ndërsa dy të tjerët ushtronin lojëra fati në kundërshtim me ligjin si dhe nuk posedonin kasë fiskale në ambientet e dyqanit ku kryenin aktivitetitn tregtar.

 

Shtetasit e proceduar penalisht për aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit është shtetasi me iniciale  Xh.L, 45 vjeç, ndërsa shtetasi me iniciale A.Z, 37 vjeç, është proceduar penalisht pasi ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale, si dhe kishte punësuar një punonjës të pa siguruar.

 

Ndërkohe shtetasit S.Q, 24 vjeç dhe A.P, 18 vjeç, të dy banues në Poliçan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *