Kombëtarja shqiptare e basketbollit u nis mesditën e kësaj të hëne drejt Portugalisë për të luajtur ndeshjet e raundit të dytë të para-eliminatoreve të Botërorit 2023!

 

Nën drejtimin e trajnerit Afrim Bilali, kuqezinjtë do luajnë ndaj dy kundërshtarëve të vështirë si  Bjellorusia dhe Portugalia.

 

Takimi i parë është në datën  26 nëntor kundër bjellorusëve, ndërsa dy ditë më vonë do të jete sfida me Portugalinë.

 

Djemtë kuqezi i janë nënshtruar edhe testeve për COVID-19 ku për fatin e mirë të gjithë sportistët rezultuan negativ.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *