Facebook, Twitter dhe kompani të tjera të medias sociale kanë marrë paralajmërimin e fundit nga Bashkimi Europian, që të shmangin gjuhën e urrejtjes, ose në të kundërt do të përballen me pasojat ligjore.

 

Komisioni Europian beri te ditur se këto kompani nuk po veprojnë si duhet në këtë drejtim dhe se do të shqyrtojë zbatimin e ligjeve të reja për të trajtuar problemin.

 

Këto masa do te ndërmerren nëse platformat në internet dështojnë të ndërmarrin veprime të shpejta gjatë muajve të ardhshëm. Në prill të këtij viti google u detyrua të paguajë një gjobë mosbesimi prej 2.8 miliard $.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *