Subscribe

Për herë të parë kryeministri Rama ka prezantuar idenë e një projekti për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve dëri në vitin 2025.

 

Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave.

 

Duke u ndalur tek marrëveshjet mes dy vendeve, Rama tha se brenda 6 mujorit të vitit të ardhshëm do të ketë 0 taksa në dogant mes Shqiëprisë dhe Kosovës ndërsa 100% taksa në very, pra në kufirin Kosovë-Serbi.

 

Ai e kosnideroi vendimin e fundit të Kosovës për produktet serbe një reagim politik të drejtë të ardhur pas veprimeve të palës serbe për pengimin e anëtarësimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *