Subscribe

Agjencia e legalizimeve dhe ajo e Titujve të Pronësisë, qershorin e këtij viti do të shkrihen në një institucion të vetëm. Kryeministri Rama, gjatë takimit në Ministrinë e Drejtësisë, tha se kjo lëvizje vjen në funksion të reformës së paralajmëruar, në sistemin e titujve të pronësisë.

 

 “Ne kemi nisur reformën rrënjësore të sistemit të titujve të pronësisë dhe kemi besim të plotë që deri në qershor ne do të kemi formësuar agjencinë kombëtare të titujve të pronësisë, që do të thotë bashkim i këtyre dy institucioneve, shërbim i unifikuar për qytetarët, për t’i dhënë fund njëherë e mirë ping-pongut të tmerrshëm, që ALUIZNI ta jep dhe Hipoteka s’ta njeh”.

 

Kryeministri u shpreh se do t’i jepet fund korrupsioni në zyrat e legalizimeve dhe të hipotekave.

 

Kreu i qeverisë, kërkoi që brenda dy muajsh çdo zyre e shtetit, përveçse duhet të ofrojë shërbim korrekt për qytetarët duhet që të jetë e rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *