Bashkia e Poliçanit, me një vendim të Këshillit Bashkiak ka ngritur në hyrje të qytetit të një postobllok ku verifikohet çdo person që hyn në qytet. Çdo person që kalon në postobllok, nëse rezulton se ka ardhur nga jashtë apo nga Tirana, nuk lejohet të jetojë në Poliçan, deri sa të kalojë pandemia e koronavirusit.

 

Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka thënë se kjo masë është marrë pasi qyteti i Poliçanit është më i rrezikuari nga të gjitha qytetet, sepse në të jeton një kontigjent banorësh që ka punuar për vite me radhë në Uzinën e Armëve dhe banorët vuajnë nga mushkëritë e sëmundjet profesionale.

 

Sipas Zotkaj, duke parë rrezikun që i kanoset qytetit nga virusi Covid-19 në Poliçan nuk do të lejohen të hyjnë në qytet persona që kthehen nga jashtë, nga Tirana apo nga qytetet e tjera, qofshin këta edhe ish/banorë të Poliçanit, pasi 800 familjet e Poliçanit janë në rrezik.

 

Sipas Zotkaj, bashkia nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj, derisa të kalohet rreziku nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *