Bashkia e Korçës ka dalë me një deklaratë publike për gjithshka po ndodh në tregun e shitjes me shumicë të fruta-perimeve nga masat e reja.

 

Duke marrë shkas nga situata e dy ditëve të fundit, nga ana e bashkisë sqarohet opinioni publik se aktiviteti tregëtar  tek Tregu i Shumicës së Fruta – Perimeve nuk është ndërprerë për asnjë moment por ka vazhduar normalisht. Me qëllim luftën kundër konkurencës së pandershme, ofrimin e standartave dhe disiplinimin e shitjeve në tregun me shumicë dhe atë me pakicë, në respektim të plotë të ligjit , Bashkia Korçë ka përcaktuar orarin 02:00-08:00 si hapësirën kohore kur fermerët do të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

 

Në konsultim me grupet e interesit dhe sipas specifikimeve ligjore, fermerët në kuadër të aktivitetit të tyre prodhues, mund të furnizojnë me produkte bujqësore me shumicë vetëm personat e tatueshëm (bizneset).

 

Ndërsa fermerët të cilët janë të interesuar për të tregëtuar prodhimet e tyre bujqësore me pakicë, mund të aplikojnë për tu pajisur me nipt tregëtari dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë Markatës së Shijes, poli ekonomiko- turistik i cili ofron standarte bashkëkohore për tregëtarët dhe konsumatorët.

 

Bashkia ka vepruar ditët e fundit për të vendosur një regjim të ri shërbimi në tregun e shumicës për  të vënë kontroll në konkurencën mes tij dhe tregut të shitjes me pakicë të produkteve bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *