Subscribe

Një vendim i Bashkisë Fier për të hequr disa banera të LSI-së ka shkaktuar përplasje mes kandidatëve për deputetë të kësaj force politike dhe policisë bashkiake.

 

Përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim mësynë në ambientet e brendshme të bashkisë, ndërsa kërkuan llogari lidhur me vendimin. Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj deklaroi se ambientet e godinës ku ishte vendosur baneri janë marrë me qira dhe se veprimi i autoriteteve ka qenë i paligjshëm.

 

“Arsyeja që po i heqin është se nuk do t’i shohë Kryeministri. Kërkuam kryebashkiakun, nuk pranoi. Me çfarë të drejte vjen sot një punonjës i bashkisë dhe provokon duke prekur simbolet tona. Bashkia të rikthejë banerat.”

 

Mehmetaj tha se për banerat se LSI është konsultuar me KQZ dhe se gjithçka u bë për shkak të takimit që Kryeministri do të zhvillojë në Fier.

 

“Pas konustimeve që ne patëm me KQZ me avokatët kemi kthyer një përgjigje në datë në 16 sesi materialet tona janë në përputhje të plotë me ligjin dhe që nuk ka askush të drejtë t’i prekë ato. Sot para se të filloj takimi i Kryeministrit, i cili e ka alergji materialet e LSI, punonjës të bashkisë pa lajmëruar askënd, shkojnë dhe i heqin.”

 

Pas debatit, baneri i LSI u vendos sërish në vendin ku ishte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *