Subscribe

Pak ditë nga mbyllja e sezonit të mbjelljeve për këtë vit, aksionit të bashkisë për shtimin e gjelbërimit i është bashkuar dhe ambasadori austriak ne Tiranë, bashkë me përfaqësues nga bashkia e Vjenës.

 

Erion Veliaj tha se përgjegjësia sociale duhet të ekzistojë jo vetëm te ata që janë banorë të përhershëm të një qyteti, por edhe ata që janë rezident për një kohë të caktuar.

 

“Jam shumë entuziast që bashkë me mikun tim, ambasadorin Johann Sattler dhe miqtë nga Bashkia e Vjenës, mbjellim 40 pemë të rritura. Është pjesë e një kontributi prej 4500 pemësh që kanë të gjitha shtigjet e reja të Liqenit të Tiranës. Dua fillimisht të them shumë faleminderit, jo vetëm për një bashkëpunim të shkëlqyer që kemi në përditshmërinë tonë. Pavarësisht nëse dikush është vizitor, diplomat ose do të jetojë tërë jetën këtu, secili bën sa mundet në vendin ku ka hedhur rrënjë

 

Ndërkohë Ambasadori i Austrisë Johann Sattler vlerësoi transformimin që po ndodh në Tiranë, ndërsa nënvizoi punën që po bëhet kryesisht me gjelbërimin

 

“Jo vetëm shpirtin e Vjenës, por edhe ca oksigjen për tironsit, siç i thoni ju. Mendoj se mund të jemi krenarë me atë çfarë po ndodh në Tiranë vitet e fundit, po gjelbërohet dita ditës, dhe mendoj se kjo është gjë mjaft e madhe. Në cilësinë e jetës, Vjena është numri një prej shumë vitesh, por Tirana po na arrin shumë shpejt, ndaj mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos na i kalojë”

 

Erion Veliaj theksoi se nismë të tilla bashkëpunimi mes qyteteve dhe shteteve i afrojnë më shumë kombet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *