Kjo pranverë i ka gjetur fëmijët e kryeqytetit me më shumë mundësi për argëtim. Krahas krijimit të këndeve sportive dhe të lojërave, Bashkia e Tiranës ka menduar që të tregojë kujdes edhe për edukimin e të vegjëlve me dashurinë për artin dhe të bukurën.

 

Teatri Shëtitës i Kukullave i Bashkisë së Tiranës ka nisur një tur shfaqjesh në lagje të ndryshme të kryeqytetit ku fëmijët do të mund të ndjekin pa asnjë pagesë personazhet e tyre të dashura të përrallave.

 

“Sa u kënaqën engjëjt e kopshtit Avatar në Laprakë! Kolegët tanë të Teatrit Shëtitës të Kukullave po shkojnë lagje më lagje këtë pranverë për më shumë lojë dhe energji pozitive”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në postimin e tij në Facebook.

 

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, kjo nismë ka gjetur përkrahjen e të gjithë banorëve, të cilët kanë mbushur sheshet së bashku me fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *