Bashkia e Shkodrës nisur nga rastet e shtuara të njerezve me Covid 19 në këtë qytet, ka vendosur të marrë disa masa shtesë. Vendimi I fundit ka të bëjë më së shumti me disiplinimin e tregjeve të qytetit.

Po ashtu Bashkia iu kërkon pronareve të lokalëve të respektojnë urdhërin e qeverisë për të qëndruar mbyllur e të mos tentojnë të hapin biznesin, sikurse iu kërkohet edhe qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur dalin për të kryer nevojat e domosdoshme në dyqane, farmaci dhe institucione bankare.

Të gjithë banorëve u kërkohet, nga bashkia,  të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.

Më poshtë vendimi i nxjerrë nga Bashkia e Shkodrës.

“PËR MARRJEN E MASAVE SHTESË PËR KUFIZIMIN, MONITORIMIN DHE KONTROLLIN E LËVIZJEVE TË AUTORIZUARA TË TË GJITHË QYTETARËVE NË QYTETIN E SHKODRËS”

Njoftohen të gjithë banorët:

1. Marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:

A. Në tregun pranë Merkatës së Rusit.

Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregëtojnë sipas radhës më poshtë:
1. Një ditë tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër tek.

2. U kërkohet të gjithë tregëtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

B. Në tregun Zdrale

1. Ndalohet tregëtimi dhe hapja e tregut për një peiudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. ëkrkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.

C. Të gjithë subjekteve tregëtare në Shkodër u kërkohet:

• Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambjentet e tregëtimit.
• Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.
• Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klentët.
• Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

D. Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.

E. Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vejake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjëes së autorizuar për kryerjene shërbimeve për familjen.

F. Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.

G. Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat adminstrative përkatëse.

H. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *