Të gjitha bizneset në qytetin e Lushnjës do të kenë kohë deri në 30 tetor për të paguar taksat dhe tarifat vendore.

Këshilli Bashkiak i Lushnjes ka miratuar me shumicë votash këtë të premte kërkesën e kreut të bashkisë Fatos Tushe për të shtyre afatin e pagesës së detyrimeve vendore nga ana e bizneseve në këtë bashki nga afati aktual qe ishte 20 prilli, në një afat të ri që është 30 tetori.

Ky vendim lehtëson sadopak problematiken që po vuan biznesi në këtë kohë për shkak të situatës së emergjencës nga Covid 19. Shtyrja me më shumë se 6 muaj e këtij afati i jep mundësi kategorive të ndryshme të biznesit që fillimisht të marrin vetën dhe pastaj të kenë kohën e duhur për të paguar taksat dhe tarifat vendore.

Po ashtu Këshilli bashkiak zeroi taksen e hapësires publike për muajit mars, prill e maj, edhe ky një vendim I kondicionuar nga situate e fatkeqësisë natyrore.

Në mbledhjen online të kësaj të premteje, nënkryetari i Bashkisë Gentian Nushi bëri një relacion para Këshillit Bashkiak të shpërndarjes së ndihmave për familjet që kanë pasur më shumë nevoje për shporten ushqimore në këto ditë pandemie.

Nushi konfirmoi se janë shpërndarë më shumë se 1800 pako me ndihma deri më tani. Sipas tij, 956 pako janë pako të plota të përgatitura nga fondi i miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të muajit mars. Rreth 900 pako të tjera shtoi nënkryetari I bashkisë janë dhuruar nga donatorë të ndryshëm dhe janë shpërndare sipas evidencave të njësive administrative tek familje të tjera në vështirësi ekonomike.

Nushi shtoi se nëse do të jetë e nevojshme do ti kërkohet këshillit bashkiak të mblidhet qoftë edhe jashtë radhe për një tjetër fond ndihme për familjet në nevoje. Paralelisht me këtë pjesë, po punohet edhe për dezinfektimin e  vazhdueshëm të pjesëve më të populluara në qytet dhe njësitë administrative.

Një tjetër vendim I rëndësishëm I Këshillit Bashkiak të Lushnjes ishte edhe Miratimi i rregullores të funksionimit të Këshillit Bashkiak Lushnje falë asistences dhe partneritetit të rëndësishëm të ofruar në këtë rast nga projekti I qeverisë zvicerane “Bashki të Forta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *