Ish-kryeministri Sali Beisha e konsideron fatale mundësinë e një bashkëqeverisjeje me PD dhe PS.
I pyetur nga gazetarët për ftesat e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me PD, lideri historik i së djathtës theksoi se nuk do t’i shërbente Shqipërisë.
“Cilat janë fantazitë e të tjerëve nuk e di, unë shpreha këtë konsideratë dhe ju informova ju për hapin që ndërmorra. Bashkëqeverisja fatalitet për Shqipërinë, jam i bindur që nuk i shërben. Shqipërisë i duhen zgjedhje të ndershme dhe jo bashkëqeverisje”, tha Berisha.