Plagosjes me armë nga e dashura e tij 22-vjeçare duket se ia ka hedhur paq Vali Corleone. Ai ka dalë nga spitali i Gjilanit vetëm pak orë pasi ndodhi ngjarja në shtëpinë ku bashkëjetonte prej kohësh me vajzën në fjalë.

 

Drejtori i spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli konfirmoi se Corleone u plagos me plumb në këmbën e djathtë.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, por ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.

 

Ndërkohë, bashkëjetuesja e tij, Anita Syla është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

“Me datë 11.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë: Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, njoftoi Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.