Mjeku Tritan Kalo përsëriti thirrjen ndaj qytetarëve që të tregohen më të përgjegjshëm dhe të qëndrojnë në shtëpi. Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë me sa më pak viktima.

 

“VETNDËRGJEGJËSIM MBETET ENDE I ÇALË….Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar….EKIPI punëmadh e fjalëpak i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive po ju gjindet pranë në çdo minutë të ditës….QËNDRONI në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t’i ngadalësuar vrullin e përhapjes Covid-19….Pak ose më mirë ASPAK POLITIKË e POLITIZIM të gjithçkaje….KOHA lyp vetëm e vetëm bashkveprim dhe bashkpunim, për të kapërcyer me sa më pak humbje njerzore këtë “flamë botërore”…..”

 

Tritan Kalo shtoi se pasi të fitohet kjo betejë, atëherë mund të diskutohet për gjërat që duhen ndryshuar në këtë sistem. Por deri atëherë, ai kërkoi nga qytetarët që të jenë optimistë dhe të tregojnë përkushtim e profesionalizëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *