Pas publikimit të një fotoje të kreut të PD, Lulzim Basha duke udhëtuar me makinë pa vendosur rripin e sigurimit, zëvendëskryeministri Erion Braçe tha se ai lëviz edhe pa patentë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe zbuloi se Bashës i ka skaduar patenta që në vitin 2016 dhe nuk e ka rinovuar që prej asaj kohe.

 

Sipas tij, Lulzim Basha është një politikan që nuk mban përgjegjësi.

 

“Nuk është çështje rripi, por ligji! Drejtësie e barazie! Lulzim Basha nuk ka patent, jo thjesht rrip! I ka skaduar në dhjetor 2016 dhe, prej asaj date, është pa patent, qarkullon në shkelje të ligjit pa një të tillë, librat e shtetit dëshmojnë këtë. Nga gjiza e byrektores së PD që u përhap këtu 24 orë, kuptova që: Lylzim Basha është po i njëjti politikan pa karakter që kurrë nuk merr përgjegjësi për vete, për ty jo e jo! Këtë herë në vend të merrte përgjegjësi, u fsheh pas gjatësisë së tij e gjatësisë time. Njësoj siç kur vrau në boulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se bëri për integrimin, por me territory më pak! Një burrë merr përgjegjësi, kërkon ndjesë, jep dorëheqje dhe i dorëzohet drejtësisë! Nuk ka më të poshtër se një politikan pa karakter, që nuk mban përgjegjësi e të shet me të parë! Burrë lind, nuk bëhesh; nuk ka lidhje me gjatësinë, por me karakterin!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *