“Lulzim Basha duhet të vriste kunatin e tij dhe jo babanë e tij politik, Sali Berishën”, kështu mendon Arben Skënderi nga Bindja Demokratike. I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Skënderi u shpreh se vetëm në këtë mënyrë do të kishte qenë një vrasje reale dhe e shëndetshme.

 

“Lulzim Basha, në qoftë se duhet të bënte atë-vrasje duhet ta bënte me kunatin e vet, jo me Sali Berishën. Kjo do kishte qenë atë-vrasje reale dhe e shëndetshme.”

 

Sipas Skënderit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka një lojë të përbashkët me kryeministrin Rama. Ky i fundit sipas tij, po e mban liderin e selisë blu në pushtet.

 

Arben Skënderi: Nuk mendoj se Lulzim Basha do kishte këllqe të bënte këtë që bëri, po të mos kishte nga mbrapa ata që e mbajnë në karrige, në pushtet, me para, që i mban partinë.

 

Alban Dudushi: Kush janë këta që e mbajnë?

 

Arben Skënderi: Kryeministri Rama, absolutisht, bashkë e kanë. Që nga marrëveshja e shëmtuar e 17-Majit, aty u ndërtua arkitektura e gjësë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *