Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka shkuar të vizitojë punëtorët e nënstacionit elektrik dhe pompimit të ujit në Poçem, të cilët ndodhen prej ditësh në grevë urie.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri demokrat i shpreh mbështetje grevistëve që kërkojnë pagat e prapambetura, ndërsa shton se ata janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria. Për gjendjen e krijuar, Lulzim Basha fajëson kryeministrin Rama.

 

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale. Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.”

 

Edhe pse gjendja shëndetësore e tyre përkeqësohet nga dita në ditë, punëtorët shprehen të vendosur se greva etyre do të vijojë deri kur kompania t’iu japë 27 pagat e prapambetura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *