Subscribe

Për Partine Demokratike procesi i 25 qershorit ishte prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

 

Ky konkluzion i është përcjelle misionit te ODIHR nga lideri i opozitës Lulzim Basha gjate nje takimi ne selinë e Partisë Demokratike.

 

Gjate bisedës me shefin e misionit Peter Tejler, kreu i PD Basha theksoi se problemi i blerjes masive të votave u shtri në të gjithë vendin, ku ndikuan edhe paratë e përfituara nga kultivimi i drogës, shoqëruar edhe me mbledhjen e kartave të identitetit.

 

Sipas Bashes, përveç problemit te blerjes se votave nga Partia Socialiste dhe parti te tjera ne qeveri, ne këto zgjedhje u aktivizuan edhe bandat kriminale, te cilat vepruan pa asnjë pengesë dhe në disa raste edhe me ndihmën e strukturave shtetërore.

 

Lideri i opozitës ka listuar nder parregullsitë e procesit te 25 qershorit edhe shumëfishimin e listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës, punësimet masive në administratë dhe ente publike.

 

Ne takimin me misionin e ODIHR ishin edhe Edmond Spaho i cili kryesoi listën e kandidateve ne Elbasan dhe Oerd Bylykbashi, i cili kryesoi listën e kandidateve ne Durrës; te cilët treguan raste kur shitblerja e votës ishte e faktuar, por policia nuk ndërmori asnjë veprim.

 

E vetmja lëvizje politike e opozitës deri me tani, është qe ministrat teknike ne qeveri po punojnë per te hartuar nje raport me parregullsitë ne zgjedhje. Por nga ana tjetër, ne KQZ, PD nuk ka depozituar asnjë ankesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *