Subscribe

Në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha është ndalur këtë të dielë në Divjakë ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e Myzeqesë.

 

Basha teksa dëgjoi nga afër problemet e fermerëve, akuzoi qeverinë se ka braktisur blegtorinë duke nxitur braktisjen e shumë zonave rurale.

 

“Blegtoria është totalisht e braktisur duke nxitur më shumë braktisjen e zonave rurale. Fshatrat tona zbrazen që të nxitet importi i produkteve nga jashtë sepse kontrollohet nga 4-5 oligarkë të kalçetos dhe kjo bie në kurrizin tuaj”

 

Lideri demokrat prezantoi për fermerët e Divjakës edhe planin e PD për bujqësinë nga ku premtoi subvensione direkte për ta.

 

“Dixhitalizimi i bujqësisë është jetësor. Me një çip shmang burokratët dhe hajdutët, duke ofruar subvensionet direkte. është fare e thjeshtë, sepse çipi nuk kërkon kafe. Mendja e këtij shteti është të nxjerrë edhe kacidhet nga xhepi juaj. Ka nxjerrë lloj lloj mënyrash për ta bërë këtë. Ne ofrojmë liri për të punuar dhe për të fituar. Liria dhe çlirimi nga frika e shtetit është gjëja e parë që do të bëjmë. Nuk do të shikoni më inspektorë si grerëza pas mjaltit që vijnë tju marrin ju gjithçka. Zgjidhja e duhur për fermerët që të punojë rehat është zerimi i kostos së prodhimit dhe kjo bëhet vetëm me skemën e subvensioneve direkte”

 

Për Bashën, të gjitha koncesionet e PPP-të do të anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve.

 

“Zgjidhja është që paratë që shkojnë tek ata oligarkë të kalçetos të shkojnë tek fermeri. Koncensionet dhe PPP-të do të anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve. Për fermerët do të kthehen në një buxhet 100 milion euro për mbështetje direkte për fermerin. Në kushtet e sotme me fat është ai që del fyt e fyt, shumica jeni të zhytur në borxhe dhe merrni borxhe për të larë borxhe. askush nuk i kupton këto në kalçeton e korrupsionit. Unë jam këtu për ti kuptuar gjërat me sytë e shqiptarëve. Zgjidhja që ne ofrojmë është zgjidhje e përbashkët që buron nga ky bashkëbisedim dhe nga një qeveri e dalë nga vota e lirë e juaj. Nuk do të jetë një qeveri e dalë nga krimi, nga Rrajët që diktojnë sot në qeveri.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *