Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi sot me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë.

 

Në fokus të bisedës ishte integrimi i Shqipërisë dhe procesi i zgjedhjeve të 25 prillit. Për këtë të fundit, Basha tha ajo ditë nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë.

 

“Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë. Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *