Lulzim Basha foli për mediat pas votimit në degen numër 8 të PD për kandidatet për deputet të selisë blu në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas liderit të opozitës, votimi nga anëtarësia e PD është një sjellje e re dhe një model i ri në politikë.

 

Pjesëmarrja masive e demokratëve në këtë proces është tregues i qartë i pjekurisë politike dhe i vendosmërisë tonë që sot të bëjmë realitet brenda radhëve tona atë që do të bëjmë realitet nesër për të gjithë shqiptarët. Shqiptarët duan dhe presin ndryshim dhe ndryshimi fillon nga vota. Ndaj dhe jam shumë i lumtur dhe dua të falënderoj të gjithë demokratët që janë bërë pjesë e këtij procesi. Demokracia nis nga brenda shtëpisë.Dhe jam shumë i lumtur që një proces, i cili bëhet për herë të parë dhe ka natyrisht edhe vështirësitë dhe sfidat e veta, po shkon drejt përfundimit duke mbajtur zotimin e dhënë, ku zëri dhe vota e anëtarëve të Partisë Demokratike do të kenë rolin e tyre vendimtar për përcaktimin e përfaqësuesve të lartë politik të Partisë Demokratike. Natyrisht, kjo është një garë dhe një festë demokracie brenda Partisë Demokratike. Beteja e vërtetë na pret dhe kjo është një betejë për të cilën demokratët shqiptarë janë të vetëdijshëm për pritshmëritë dhe për urgjencën e çdo shqiptari për të sjellë një ndryshim real. Jo thjesht dhe vetëm një rotacion dhe ndryshim karrigesh, por një ndryshim real në modelin e përfaqësimit dhe në modelin e qeverisjes nesër.

 

 

Basha ripërsëriteti se ky është një proçes në të cilin vendos anëtarësia. Ata që janë skufikuar nga ky proces, sipas tij, do të mbeten në PD për të qënë pjesë e qeverisjes se vendit.

 

 

Ndaj dua të siguroj të gjithë shqiptarët që, procesi që kemi nisur dhe po përfundojmë, i përfshirjes së anëtarësisë së Partisë Demokratike në evidentimin e kandidaturave dhe të përfaqësuesve politikë, demokratizimi i Partisë Demokratike dot do të vazhdojë të jetë nesër, një nga shtyllat kryesore të programit tonë politik, në mënyrë që zëri i çdo qytetari shqiptar dhe vota e çdo qytetari shqiptar, të ketë peshën e saj dhe qeveria e ardhshme të mos jetë peng i një grushti njerëzish, të mos i  shërbejë interesave të caktuara të një grushti njerëzish që janë pasuruar në mënyrë marramendëse, në bashkëpunim me një qeveri që nuk ka dalë nga vota dhe nuk përgjigjet përpara votës dhe e ka frikë votën e shqiptarëve madje edhe votën e vetë socialistëve, por të jetë një qeveri nga e cila të përfitojnë të gjithë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *