Lulzim Basha ishte mesditën e kësaj të shtune në familjen e Klodian Tanushit, Majorit të Ushtrisë shqiptare I cili humbi jetën në misionin e NATO-s në Letoni.


I shoqeruar nga ish gjenerali Xhemal Gjunkshi, njëkohësisht ish deputet I PD, Basha I shprehu ngushellimet e tij më të sinqerta familjes së majorit Tanushi.

Mes të tjerash kreu i PD shprehu vlerësimet më të larta për kontributin e dhënë nga Major Tanushi në Forcat e Armatosura të Shqiperisë.

39 vjecari Klodian Tanushi me origjinë nga Dibra, vinte nga një familje ushtarakësh.

Ai la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijë 14, 11 dhe 1 vjec e gjysmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *