Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të kësaj të hëne nga Kolegji Zgjedhor që i hap rrugë zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor.

 

Përmes jë konference për mediat kryedemokrati Basha është shprehur se  ky Kolegj nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës, pasi sipas tij vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shprehet për dekretin e presidentit.

 

Ndër të tjera kreu i PD-së ka theksuar se me këtë vendim Kolegji Zgjedhor provoi edhe një herë se vendimi ynë për të mos hyrë në këto zgjedhje farsë ishte vendim i duhur.

 

“Kolegji zgjedhor ka marrë sot një vendim krejtësisht të parëndësishëm, por që po përdoret nga Edi Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallco të votimeve farsë të 30 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i pëgatit dhe zbaton në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo ligji.  Kolegji zgjedhor ka kompetencë vetëm shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor, dhe vetëm në bazë të Kodit Zgjedhor. Asnjë institucion përvec Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm kishte disa ditë që dihej si fakt i kryer në rrethet politike dhe mediatike të Tiranës. Është e gjitha një histori makinacioni, e përgatitur në çdo detaj nga Edi Rama.  Lehtësia me të cilën ndodhi e gjitha kjo, përpara syve dhe vëmendjes së të gjithë shqiptarëve, tregon jo vetëm kontrollin e plotë që Edi Rama gëzon mbi drejtësinë, dhe mbi çdo institucion të vendit por edhe shpërfilljen totale që ai ka ndaj ligjit, institucioneve dhe demokracisë. Mbi të gjitha, vendimi i sotëm tregon natyrën fallco dhe fasadë të të gjithë sistemit instituticional shtetëror, i cili ka humbur tashmë çdo funksion kushtetues dhe politik dhe është reduktuar vetëm në funksionin e fasadës, për të mbuluar dhunimin e Kushtetutës, të ligjit dhe të çdo norme demokratike nga Edi Rama. Pas parlamentit fasadë, prokurorisë fasadë, të gjykatave fasadë, të KQZ-së fasadë. sot kemi edhe një kolegj zgjedhor fasadë, të cilat legjitkojnë në siëprfaqe sundimin autokratik të Edi Ramës. Sjellja e kolegjit provoi se edhe dorëzimi i mandateve parlamentare ka qenë,  gjithashtu, një vendim i drejtë i opozitës.”

Ndërkohë që në fjalën e tij kryedemokrati është shprehur se sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.

 

Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë në mbrojtje të demokracisë për të mos lejuar farsën elektorale dhe krimin kushtetues të regjimit autokratiko-kriminal. Sipas tij 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *