Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar këtë të diel një foto të ministrave të qeverisë Rama, të cilët shihen duke darkuar në një restorant në Dubai.

Nëpërmejt një postim në “Facebook”, lideri demokrat shprehet se në një kohë kur i gjithë vendi është nën ujë për shkak të motit të keq, ministrat e Ramës shtrohen në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.”

Në fund të postimit, kreu i demokratëve nënvizoi se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *