Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se vendi po përjeton krizën më të thellë ekonomike në rajon si pasojë e dështimit të qeverisë Rama. Sipas kryedemokratit numri i shqiptarëve që kanë humbur punën gjatë pandemisë së koronavirusit është më i larti në rajon, ndërkohë që ndihma që qeveria u ka dhënë qytetarëve të saj është më e ulëta.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria është sot vendi me krizën më të thellë ekonomike në rajon dhe çdo vend tjetër ja ka dalë të përballet me pasojat e pandemisë me sukses shumë më të lartë sesa i përket të gjithë këtyre treguesve, ne veçanti gjithë gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, gjendjes ekonomike të biznesit shqiptar dhe mundësisë për të përballuar koston e jetës.”

 

Sipas Bashës në 8 vite qeveria ka rritur taksat duke ju marrë shqiptarëve 3 miliardë euro më shumë.

 

“Tirja i qeverisë që ju ka marrë paratë shqiptarëve, ju ka marrë parat familjeve shqiptare ku 97% e shqiptarëve paguan më shumë taksa, ju ka marrë parat biznesit shqiptarë dhe këto para në vend që ti kthej në shërbime dhe investime ja ka dhënë një grushti klientësh të vetë. Nuk mundet më të fshihet dhe as të fshehë dështimin e tij duke fajësuar këdo, përfshirë së fundmi edhe Bashkimin Europian.”

 

Vetë Basha ka zgjedhur të falënderojë Bashkimin Europian për ndihmën në sektorin e shëndetësisë që i ka dhënë Shqipërisë, duke sqaruar se për këtë çështje ka zhvilluar një bisedë me komisionerin për zgjerimin Olivér Várhelyi dhe përfaqësues të tjerë të Parlamentit Europian. Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që me votë të largojnë kryeministrin Rama pasi PD ka një plan konkret për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *