Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha vuri alarmin se Shqipëria ndodhet në prag të katastrofës për shkak të pandemisë. Në një bashkëbisedim me mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë, Basha tha se duhet sa më parë të dilet me një propozim konkret sesi mund të përballohet kjo situatë.

 

“Situata është në prag të katastrofës dhe kjo mbledhje nuk është aspakk e parakohshme, paralajmërimet nuk janë të parakohshme. Jemi futur në një garë me kohën. Është e pafalshme që 6 muaj në luftë më pandeminë, nuk ka asnjë informacion se çfarë masash janë marrë, çfarë mësimesh janë nxjerrë. Deri tani ka qenë dështim dhe kjo është e padiskutueshme, Nuk ka kohë të merremi me këtë dështim tani. A është e falshme që pasi ke dështuar për 6 muaj, të mos nxjerrësh mësime? Rama është zhdukur pa lënë gjurmë sot. Tani që e dimë dhe është kërkuar të bëhet një sakrificë dy-mujore dhe e dimë se çfarë do të ndodhë, është e pafalshme. Këtu bëhet fjalë për antimenaxhim. Është përgjegjësi e drejtpërdrejt e vendimmarrjes politike. Të konkludojmë sa më shpejt një propozim konkret drejtuar atyre që për fat të keq kanë akoma çelësat e qeverisjes sepse tani bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin.”

 

Basha u bëri thirrje mjekëve e infermierëve që të bëjnë edhe një përpjekje të fundit për  të rreshtuar prioritetet dhe ndihmuar në menaxhimin e sëmundjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *