Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka përcjell një mesazh urimi besimtarëve myslimanë, me rastin e Kurban Bajrami.

Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se kjo festë e gjen Shqipërinë mes krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike.

“Të dashur besimtarë myslimanë. Gëzuar Kurban Bajramin, këtë kremtim të sakrificës dhe besimit në Zot! “Zoti na ka bërë sprovë për njëri tjetrin”- thotë Libri i Shenjtë, ndaj si në këtë ditë, çdo ditë duhet të kujtojmë se është sakrifica jonë, është vullneti i mirë, janë aktet të nisura jo me qëllim përfitimi personal, por për të bërë vepra të mira për familjen, për shoqërinë e në veçanti për ata që janë më në nevojë, ato që na lartësojnë para Zotit dhe para njëri tjetrit.”

Basha shkruan mes të tjerash se pandemia ka shkaktuar viktima dhe shumë qytetarë po trajtohen në spitale, ndërsa varfëria ka pllakosur mijëra familje dhe papunësia po rritet.

“Fatkeqësisht ky Kurban Bajram e gjen vendin tonë mes krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike. Pandemia ka shkaktuar viktima dhe shumë qytetarë po trajtohen në spitale ndërsa varfëria ka pllakosur mijëra familje e papunësia po rritet. Le të gjejmë së bashku forcën dhe kurajon sot tek Mesazhi i Kurban Bajramit që dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti, e duke u mbështetur tek njëri tjetri. Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *