Çelja e negociatave ishte një tjetër temë që u diskutua mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

 

Basha nuk la pa akuzuar qeverinë, në daljen për mediat, se i ka mbyllur derën e negociatave Shqipërisë.

 

Ai u zotua se kur të fitojë opozita, gjërat do të ndryshojnë.

 

“E dyta ka të bëjë me integrimin europian. Shqipëria rrezikon sepse detyrat nuk janë realizuar. Vendi s’ka ende Gjykatë Kushtetuese e të Lartë funksionale. Po ashtu BKH ka një drejtues por jo staf funksional. SPAK s’po jep rezultate. Rruga për të dalë nga kriza politike Reforma në Drejtësi u arrit dhe u shkatërrua. Problem i madh. Me këtë akt siç e kam thënë Rama de-facto i mbyll për herë të shtatë derën e Europës. Opozita, PD dhe unë jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka në këto muaj, dhe pas 25 prilli një qeveri e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve do investohet drejtpërdrejt për të rikuperuar këto 7 vite, që janë dhe shans i humbur për shqiptarët pasi të jesh në negociata përfiton fonde për të papunët, infermierët, europiane shumica në formë grantesh që Shqipëria dhe shqiptarët nuk i përfitojnë sepse Rama bllokon integrimin europian të Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *