Subscribe

Kryetari I PD LulzimBasha I ka vendosur ultimatum kryeministrit Edi Rama per kauzen kryesore te opozites; vetingun e politikaneve.

 

Zyrtarisht opozita I ka kerkuar kryetarit te parlamentit Gramoz Ruci qe te premten te mbledhe keshillin e legjislacionit dhe komisionin e ligjeve per te nisur shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese

 

“Do ta votojë apo jo vetingun në politikë? Nëqoftëse nuk e voton vetingun në politikë atëhere le ta dinë të gjithë shqiptarët dhe bota mbarë që nuk ka më asnjë rekurs institucional dhe asnjë mënyrë tjetër për tu përballur me krimin në mënyrë politike dhe institucionale. Dhe pasojat do t’I diskutojmë pastaj bashkë me shqiptarët për t’I dhënë përgjigjen përfundimtare.”

 

Basha ka refuzuar propozimin e kryeministrit Rama qe para shqyrtimit te nismes te shprehet komisioni I Venecias.

 

“Venecia  është shprehur njëherë për këtë dhe nuk kanë kohë banorët e Dobracit tëp resin Venecian që të shprehet prapë për dicka që është shprehur.”

 

Basha ka sqaruar edhe 5 parimet baze mbi te cilat do te ndertohet vetingu I politikaneve.

 

“Do të jetë një process I pavarur dhe I palidhur me vetingun në drejtësi. E dyta do të jetë një model I thjeshtë, I qartë, njësoj si modeli I dekriminalizimit që nxorri 333 zyrtarë nga parlamenti dhe zyrat e larta të shtetit. E treat do të kryhet nga një strukturë profesionistësh të pavarur nga polika. E katërta nuk do të jetë kurrë dhe kurrsesi një strukturë parlamentare aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqesues partiakë sepse do të ishte tallëse dhe absurde që politikanët që janë subjekt I vetingut të jenë po kështu zbatues të vetingut. E pesta padyshim do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare. “

 

Basha ka theksuar se vetingu ne politike ehste nje kusht I panegociueshem per opoziten si aksioni kryesor kunder bashkeqeverisjes me krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *