Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha teksa mbante fjalën e tij në “Foltoren” që po zhvillohet në Kukës.

Berisha u shpreh se Basha u mor me karrigen e tij dhe harroi masakrën elektorale. Sipas ish kryeministrit, çdo demokrat sot ndihet i grabitur nga Edi Rama dhe i tradhtuar nga Lulzim Basha.

“Basha deklaroi masakër elektorale, por u mor me karrigen e tij dhe harroi cdo gjë për votën. Cdo demokrat dhe demokrate ndihet sot i grabitur nga Edi Rama dhe i mashtruar e i tradhtuar nga pengu i tij Lulzim Basha. Kjo betejë është betejë për dinjitetin tonë, për sovranitetin e kësaj parite. Kurrë një forcë politike nuk mund të fitojë besimin e atyre që i besojnë lirisë, vlerave të saj në rast se nuk sillen dhe veprojnë si forcë sovrane, në rast se vendimet ja marrin të tjerët, në rast se vullnetin ja diktojnë të tjerët “, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *