Lideri I opozites Lulzim Basha I ka bere apel serish qeverise te leje menjane propaganden e te marre masa ndaj koronavirusit, pas situates se krijuar ne Itali. Nepermjet nje deklarate Basha ka theksuar se duhet reagim nga strukturat e qeverise vecanerisht ndaj qytetareve qe vijne nga Italia.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Këto masa nuk mund të jenë show televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus.

 

Basha ka terhequr vemendjen e qeverise vecanerisht tek qytetaret qe jetojne ne cadra pasi humben shtepite si pasoje e termetit te 26 Nentorit, duke theksuar se eshte neglizhence kriminale te humbet kohe kur duhen marre masa per ti strehuar ata ne konteniere.

 

Në mungesë të një strehe ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime.

Problematika e koronavirusit dhe rreziku qe I kercenohet shqiperise ka qene ne qender te vemendjes se pd gjate diteve te fundit e pritet te jete ceshtja kryesore gjate gjithe kesaj jave.

 

Por ne mesdite lideri I opozites lulzim basha eshte pare ne zyren e presidentit ilir meta I cili nga ana e tij ka vetem nje beteje, manifestimin e 2 marsit. Por mesohet se prania e Bashes ne Presidence kishte lidhje me ceremonine e dekorimit te Hans Joachim Falenski, nga CDU CSU

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *