Pas më shumë se 90 minutash tension dhe dhunë para parlamentit, kryetari I PD Lulzim Basha I tërhoqi mbështetesit e opozitës drejt selisë blu.

Që pas marrshimit të opozitës nga kryeministria drejt parlamentit rreth oprës 20 e 45, nisi një valë sulmesh me shashka, gurë dhe flakadanë drejt hyrjes së parlamentit dhe forcave te rendit.

Të paktën 7 policë, mbi 6 protestues dhe 1 kameraman janë plagosur në këto incidente ndonëse ka frike se bilanci mund të jetë më I madh sesa kaq.

Forcat e rendit qënë më të rezervuara këtë herë dhe vendosën të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë më presion më shumë se 60 minuta pasi kishin nisur sulmet e protestuesve.

Ndryshe nga protesta e fundit me 25 maj, opozita iu rikthye akteve të dhunshme para institucioneve shteterore, në këtë rast para parlamentit sic kishte ndodhur edhe ne protestat e kaluara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *