Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar nga Prokurorisa që të nisë menjëherë hetimet pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gazetarët por edhe pas mbylljes së disa portaleve e faqeve të “Facebook”-ut.

 

Kryedemokrati përmes një postimi në Tëitter, shkruan se të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe Facebook-u e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.

 

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *