Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike u zotua para të rinjve se me ardhjen e tij në qeveri do të bëhet i mundur kufizimi i mandatit të kryeministrit në tetë vjet.

 

Premtimin Lulzim Basha e bëri në një takim online të organizuar me të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Malit të Zi, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.

 

Ai shtoi se diçka të tillë do ta arrijë qoftë përmes Parlamentit, qoftë përmes referendumit.

 

Basha tha se sot sytë e të gjithëve janë drejtuar tek rinia sepse ata mund ta ndryshojnë të ardhmen e Shqipërisë.

 

“Edhe sot, ndryshimi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm prej rinisë. Prej 8 vitesh Shqipëria ka dalë nga drejtimi i duhur, ka bërë hapa pas. Kam udhëtuar nëpër Shqipëri për të takuar të rinj të talentuar, por të dëshpëruar me realitetin. E kuptoj dhe e ndjej dëshpërimin tuaj, kur shikoni propagandën virtuale dhe pastaj përjetoni me sytë e tuaj realitetin. Varfëria, papunësia, keqqeverisja, shkak për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Dikujt i leverdis që të mbjellë ndjenjat e dorëzimit, pesimizmit dhe braktisjes të vendit. Kanë frikë prej parimeve, ideve dhe forcës së rinisë. Zotohem se si kryeministër do të kufizoj në vetëm dy mandate postin e kryeministrit. Modeli i qeverisjes tregohet që në fillim. Atë që nuk e arrin dot për 8 vjet nuk e arrin dot as 80 vjet. Kur nuk mban asnjë premtim për 8 vjet çfarë mund të japë më shumë një njeri pas 8 vjetësh në pushtet. Në parlament apo me referendum unë do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit.Ne mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Ne mund të arrijmë shumë për vendin tone”, deklaroi Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *