Ambasadori i Bashkimit Evropian i vajti në zyrë krytearit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e kësaj të mërkure.

Pas takimit, Basha tha për mediat se opozita nuk i ka ndryshuar kërkesat e saj. Sipas tij, duhen zgjedhje të parakohshme për të larguar një qeveri që është e lidhur me krimin.

 

Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të bëhen sa më shpejt dhe shqiptarëve t’u rikthehet mundësia të zgjedhin me votë institucionet e tyre, duke filluar me parlamentin, me bashkitë e vendit. Kjo është rruga e vetme për të ndalur krizën politike, për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin qeverisjen e tyre, një qeverisje që t’u shërbejë dhe t’u ofrojë më shumë mundësi ekonomike, punësimi, që të rinjtë të rrinë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu e jo të largohen. Gjithçka që po shohim sot në këtë vend, bjerrja e shpresës, kriza ekonomike, është produkt i krizës politike, të cilës, në fakt, emrin ia ka vënë vetë i pari qeverisë. Kriza politike është krijuar pikërisht nga mentaliteti i KÇK-së. Sepse KÇK-ja në Shqipëri është qeveria, është kryeministri dhe veglat e tij në pushtet.”- tha kreu i opozitës, i cilu u pyet gjithashtu, nëse PD pranon zhvillimin e zgjedhjeve vendore pa zgjedhje parlamentare të parakohshme?Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore kushtetuese nuk janë çështje dëshire. Ju e patë raportin e ODIHR, ju e shikoni situatën në bashkitë e vendit, i shikoni kryebashkiakët me rekorde kriminale, falimentimin total të pushtetit vendor, dorëzimin total të shtetit para krimit, para padrejtësisë, papunësisë, krizën ekonomike?!

 

 

Basha u tha gazetarëve se PD dhe opozita po bëjnë gjithçka që reforma zgjedhore të përmbyllet brenda 15 Marsit.

 

“Ne po bëjmë çdo përpjekje dhe, nga ana jonë, nuk do të ketë asnjë pengesë, përkundrazi ka një angazhim total që reforma të përfundojë me 15 mars. Sigurisht, nuk varet vetëm nga ne. Një pjesë po kaq të rëndësishme, madje më të rëndësishme, ka dhe pala tjetër e cila sot ka edhe pushtetin.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *