Subscribe

Kryetari i demokrateve, Lulzim Basha ka degjuar problemet me te cilat perballen familjet te cilave u jane prishur shtepite si pasoje e termetit te 26 nentorit, ne Kurbin.

 

Familja e Viktor Gjonit jeton prej 10 muajsh ne çader, vete Viktori eshte i papune dhe e vetmja e ardhur ekonomike qe ai ka eshte pagesa e papunesise prej 3.900 lekesh me te cilat duhet te paguje edhe barnat per vajzen e semure

 

Per t’iu ardhur ne ndihme familjeve si ajo e Viktorit ne Kurbin, PD ka propozuar qe per 6 muajt e ardhshem, qeveria ta dyfishoje ndihmen ekonomike per familjet ne nevoje.

 

Pjesë nga biseda:

Viktor Gjoni: Sot ka ardhur nga shkolla për problemet shëndetësore që ka.

Lulzim Basha: Çfarë ke patur, ke patur vështirësi me frymëmarrjen?

Viktor Gjoni: Po!

Lulzim Basha: Ku e ke vizituar?

Viktor Gjoni: E ka vizituar ne Lezhë, 2 herë i kam marrë kura. I kam marrë si i thonë, kam hyrë borxh e i kam marrë kurën, prapë e njëjta gjë. Vetëm 39 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Ato nuk e di, a t’ia marr ilaçe kësaj a të ha bukë, a të blej vaj. Ka 15 muaj që jam tu u marr vetëm me letrat me çertifikim e kësaj prone, me çertifikimin. Më kanë marrë 900 mijë lekë, kam hyrë në borxh deri këtu.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *